Moviola e Egnatia-Kukësi/ Gabon arbitri Koçi, i mohon penallti Rashitit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 18:37

Moviola e Egnatia-Kukësi/ Gabon arbitri Koçi, i mohon penallti Rashitit (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme në Rrogozhinë arbitër kryesor ishte Andi Koçi, ndërsa në VAR ishin Olsid Ferataj dhe Jetmir Podgorica, me këtë të fundit që u bë protagonist në një gol të dyshimtë të dielën në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Burreli-Flamurtari 1-0.

RTUJTY

Dy ishin rastet për moviolë, me një penallti të akorduar për rrogozhinasit dhe një tjetër që mungon në favor të Kukësit, nga ku arbitrat gabuan.

34′ Fangaj futet në zonë në krahun e djathtë dhe aty Rivas i ndërhyn me sparkatë, duke e penguar mbrojtësin e Egnatias. Arbitri Koçi akordon penallti për rrogozhinasit dhe ndëshkon me të verdhë sulmuesin e Kukësit. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

48′ Lala kërkon të spastrojë zonën, por topi prek trupin e Dukës dhe rrogozhinasit pretendojnë se e ka devijuar me dorë. Arbitri vijon lojën, duke marrë një vendim të drejtë.

60′ Salami jep një asist për Rashitin, që kontrollon topin dhe pasi futet në zonë, i ndërhyn Fangaj në sparkatë dhe rrëzohet. Mbrojtësi i Egnatias ka devijuar fillimisht topin dhe më pas ka penguar sulmuesin e Kukësit. Arbitri Koçi vijoji lojën, ndërsa nuk ndërhyri as VAR-i për të sinjalizuar kryesorin të kontrollonte rastin në monitor. Pamjet filmike tregojnë se pavarësisht faktit që Fangaj ka larguar topin, dinamika e ndërhyrjes është e atillë që ka shkaktuar penallti. Arbitri kryesor ka gabuar në këtë rast, duke mos marrë një vendim të tillë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"