Moviola e Dinamo-Vllaznia/ Vetëm një rast i diskutueshëm, vendimtar bëhet VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 11:33

Moviola e Dinamo-Vllaznia/ Vetëm një rast i diskutueshëm, vendimtar bëhet VAR-i (VIDEO)

FSHF kishte caktuar për të gjykuar Dinamo-Vllaznia një treshe arbitrash nga Fieri me kryesor Kreshnik Cjapin, ndërsa në sistemin VAR ishin Klodian Prenga nga Laçi dhe Ridigert Çokaj nga Lezha.

var cjapi

I vetmi rast i diskutueshëm ishte kartoni i kuq i mbrojtësit të Dinamos, Rustem Hoxha, i cili fillimisht u ndëshkua me të verdhë nga Cjapi.

87’ Në një dyluftim me Balajn e Vllaznisë, mbrojtësi i Dinamos, Hoxha, ndërhyn me këmbën lart dhe Cjapi akordon faull. Arbitri jep edhe karton të verdhë për kapitenin e bluve. Më pas, sinjalizohet nga VAR për të shqyrtuar rastin.

Cjapi shkon në monitor dhe pas tri minutash ndërprerje të lojës, vendos të akordojë të kuq, duke e konsideruar të rrezikshme ndërhyrjen e futbollistit durrsak të Dinamos.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"