Postuar: Prill 27, 2024 | 23:12
“Firo” tifozësh në pjesën e dytë të ndeshjes Skënderbeu-Erzeni, “Ujqërit e Dëborës” largohen nga stadiumi dhe nisen drejt…
Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë ndaj Erzenit falë golit të shënuar nga mesfushori Janaqi.
Vlen të theksohet fakti se në përfundimin e fragmentit të parë të ndeshjes një numër i konsiderueshëm i sportdashësve janë larguar nga shkallët e stadiumit për t’iu drejtuar pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, për të mbështur ekipin e volejbollit të femrave në finalen ndaj Tiranës.
Në rast te një triumfi të mundshëm vajzat korçare do të ngrejne trofeun, ndaj edhe interesi në shkallët e pallatit të sportit është maksimal.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"