MOVIOLA/ Bylis-Tirana/ Dyshime për një penallti në favor të ballshiotëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 20:35

MOVIOLA/ Bylis-Tirana/ Dyshime për një penallti në favor të ballshiotëve (VIDEO)

Në ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës ka dy raste për penallti dhe një pozicion jashtë loje. Gjykonin shkodranët Indrit Myrtja, Marius Bega dhe Ergin Doda Tiranë.

pENALLTIA

Janë dy raste penalltie, ku në të parën që është në favor të Tiranës, penalltia nuk është. Në rastin e dytë, dyshimi është i madh.

Minuta e 8-të: Tirana pretendon për penallti, por Danso në zonë ngatërrohet me këmbët e veta, pasi nuk ka faull as nga Ymeralilaj e as nga Qirko. Vendim i drejtë i kryesorit shkodran. Nuk ekziston penalltia.

Minuta e 42-të: Garcia, top të gjatë për Antonin që futet në zonë, por anësori ngre flamurin, ndonëse janë dy lojtarë të Tiranës që e mbajnë në lojë, irritohet sulmuesi dhe Dovedan në një moment të volitshëm shënimi. Gabon në këtë rast anësori i ndeshjes, Bega.

Minuta e 56-të: Rivënie anësore e Bylisit, Hoxhallari rrëzon në zonë Spahiun, duke e mbajtur me dorë, por edhe e pengon me këmbën e majtë, nuk ka penallti, edhe pse bën faull dukshëm lojtari i Tiranës.

Ka protesta të shumta nga lojtarët dhe stafi ballshiot, ndërkohë që Myrtja i jep të verdhë Ymeralilajt. Në fakt, të dy lojtarët mbanin njëri-tjetrin. Vendim i dikustueshëm i gjyqtarit. Mund të kishte një penallti.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"