Moviola Partizani-Apolonia/ Tri dyshime, Rusta gabon te penalltia e fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 20:15

Moviola Partizani-Apolonia/ Tri dyshime, Rusta gabon te penalltia e fierakëve

Ndeshja e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Apolonisë u gjykua nga kryesorja Emanuela Rusta, teksa duhet të theksohet se në këtë fazë të Kupës gjykimi nuk asistohet nga sistemi VAR. Në ndeshjen e djeshme, e fituar 3-1 nga “demat”, ishin tri momente të dyshimta.

partizani-apolonia

53’ Keko dhe Maksuti rrëzohen në zonë, me Rustën që akordon penallti, pasi sheh një faull të sulmuesit të Partizanit. Pamjet tregojnë vetëm për një duel normal trup më trup, pa ndonjë veprim të gabuar të Kekos.

57’ Në këtë moment shënon Skuka, por para se dibrani të realizonte, është shkaktuar penallti ndaj Carës. Goli e shfajëson Rustën.

63’ Penallti për Partizanin. Skuka mësyn në zonë dhe rrëzohet në duel me Orelesin. Pamjet tregojnë për një pengim në këmbë ndaj sulmuesit dhe vendimi duket i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"