MOTO GP/ Markez triumfon në duelin me Doviciozon, spanjolli me një dorë te titulli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 17:13

MOTO GP/ Markez triumfon në duelin me Doviciozon, spanjolli me një dorë te titulli kampion

Mark Markez fitoi në garën e sotme në Çmimin e Madh të Spanjës, në pistën e Aragon, duke vazhduar kështu i sigurt drejt fitimit të titullit kampion. Spanjolli, ia doli të triumfonte përballë italianit Doviciozo, pas një dueli deri në fund, i cili e mbylli i dyti në fund. Podiumin e mbylli italiani tjetër, Ianone.

markez

Kjo ishte fitorja numër gjashtë për Markez në këtë Botëror, ndërkohë që 5 gara nga fundi, e sheh veten 72 pikë përpara Doviciozos në renditjen e përgjithshme. Gara nis me surprizë që në start, pasi që në kthesën e parë rrëzohet Horge Lorenco, që dje siguroi “pole position”, duke i hapur kështu rrugën duelit mes Markez e Doviciozo, me italianin që e kryesoi garën shumicën e kohës. Por xhirot e fundit sfida bëhet e fortë, ku herë kryeson Markez e herë Doviciozo, madje në një moment përfshihet edhe Ianone.

Është Markez ai i cili mbrohet mjaft mirë, dhe në fund ia del të fitojë përpara publikut të tij. Gara e radhës, është ajo e datës 7 tetor, në Tajlandë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"