MOSHAT U-19/ Shkëputet Vllaznia, bind Partizani. Shkëndija shkatërron Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 22:39

MOSHAT U-19/ Shkëputet Vllaznia, bind Partizani. Shkëndija shkatërron Dinamon

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti ndeshjet e javës së 20-të. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

dHUNA

Triumfojnë “demat”, zhytet Internacionali

11

Partizani shkëlqen me Internacionalin, duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë. Ndeshja e luajtur në Pezë ka qenë shumë e fortë, ndërsa në fund “demat” janë bërë me dhimbje, pasi Internacionali shënoi dy gola të shpejtë dhe rezultati shkoi 2-3. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ku mungoi goli, të dyja skuadrat kanë shpërthyer në 45 minutat e dyta. Nikolla kalon në epërsi të kuqtë 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Më pas është Ramku që shkakton një autogol pas devijimit të topit të goditur nga Çarçani. Ky i fundit do të bëhej protagonist në minutën e 62-të, duke shënuar golin e tretë për Partizanin. U duk sikur “demat” do të merrnin një fitore të thellë, por çorientimi i mbrojtjes në tri minuta bëri që të pësojnë dy gola. Fillimisht Tafa realizon nga 11-metrëshi dhe më pas Dogjani rihapi takimin. 17 minutat e fundit kanë qenë mjaft të luftuara, me Internacionalin që kërkonte barazimin, por nuk ia doli. ABDULLA DUSHKU

Vllaznia tregon forcën

22

Vllaznia konfirmohet edhe një herë si ekipi më i mirë i Grupit A. Të besuarit e Luan Zmijanit kanë likuiduar një rival direkt si Shënkolli, duke e mundur me shifrat 3-2 në Shkodër. Pusi dhe Bizi bënë diferencën në pjesën e parë, ndërsa Çuni shkurtoi shifrat për Shënkollin. Smajli realizoi golin e tretë dhe në fund Daija vulosi rezultatin 3-2. ADMIR URUÇI

Zhgënjen Tirana

33

Shkëndija e Durrësit i merr një pikë të çmuar Tiranës në minutën e fundit. Bardheblutë nuk u besuan syve, teksa pas golit të Nasufit në pjesën e parë, arritën të përmbysnin shifrat në 1-2 me Pasmaçiun dhe Gjumsi nga pika e bardhë, por ndodhi ajo që nuk mendohej. Myzeqari nderoi Shkëndijën në minutën e 90-të, duke evituar humbjen. ZAMIR QYPI

Ngjitet Shkëndija T.

44

Shkëndija e Tiranës shpërthen ndaj Dinamos dhe ngjitet në vendin e dytë. Skuadra e Shpend Kumbarçes ka shënuar 5 gola. Dy dopieta të Zunës dhe Gogës u plotësuan nga goli i Dragajt. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Shkëndijën. Nga ana tjetër, Dinamo vazhdon të vuajë, teksa nuk ka mundur të rezistojë më shumë 13 minuta në këtë takim. ABDULLA DUSHKU

Fakaj nderon vlonjatët

55

Flamurtari i Fjodor Xhafës rikthehet te fitorja. Kuqezinjtë mundën Besën me shifrat 2-1, ku vendosi një gol në frymën e fundit nga Fakaj. Pjesa e parë do të përfundonte pa gola. Në pjesën e dytë kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Kadriajt. Shtatë minuta më vonë do të barazonte Ligeja për miqtë. Por, në fund Fakaj shënoi një gol të artë. ERMAL SIKA

Nikqi bën diferencën

66

Dijar Nikqi mund i vetëm Skënderbeun. Talenti kosovar i Akademisë, i cili u grumbullua së fundmi edhe me Kombëtaren U-21, shënoi tre gola. Korçarët realizuan dy herë, por kjo nuk mjaftoi për pikë. Kjo ndeshje kishte të veçantën se mbrojtësi Ridi Koçi u ndoq nga gjyshi i tij, Mentor Muglica, i dekoruar me titullin “Qytetar Nedri i Kamzës”. ABDULLA DUSHKU

Gjata, hero për fierakët

77

Apolonia kampione në fuqi për U-19 vuajti jo pak në ndeshjen kundër Butrintit. Një gol i Gjatës në pjesën e dytë bëri diferencën në këtë takim. Sarandjotët bënë gjithçka për të dalë me pikë, por fierakët e administruan mirë lojën dhe lanë pak hapësira. Kjo humbje e çon Butrintin në vendin e parafundit, duke rrezikuar tashmë rënien. TOMOR SHEHU

Shkëlqen Pengu, sherr mes lojtarëve në Pogradec

88

Elbasani mund Pogradecin në një ndeshje ku i pati të gjitha: spektakël, tension, ndërhyrje të ashpra, kartonë, ofendime dhe përplasje me lojtarëve. E nis mirë Elbasani ku gjen golin me Çerrin në të 20-ën. Pogradeci arrin të barazojë me Pengun, por vetëm pas një minute, Musta kalon sërish në avantazh miqtë. Në të 69-ën Gjolena thellon rezultatin nga pika e penalltisë. Më pas i njëjti autor, del i vetëm përballë portierit dhe shënon sërish. Kur dukej se gjithçka mbaroi këtu, do të shfaqej Pengu për vendësit, ku me dy aksione të shpejta, arrin të shënojë në minutat 85 dhe 88. Pogradeci bën gjithçka deri në fund, por shkëlqimi i Pengu nuk i mjafton. Gjatë ndeshjes pati shumë ndërhyrje të ashpra, ku Bega për liqenorët pas një përplasjeje me kundërshtarin theu kockën e hundës dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pas këtij episodi, loja e ashpër vazhdoi dhe si pasojë pati dëmtime lojtarësh. Nuk mungoi edhe konfrontimi fizik në fund mes futbollistëve. REDI DANDALLAKU

99

RENDI RENDIT

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"