Moshat U-17 | Ndalet Flamurtari, marshon Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2017 | 17:55

Moshat U-17 | Ndalet Flamurtari, marshon Tirana

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

Vllaznia e bën festë në “Zeqir Ymeri”

Paratërinjtë e Vllaznisë kanë arritur një fitore të merituar në transfertën e Kukësit, duke vijuar luftën për zonën “play off” në Grupin A. Ka qenë një takim i ekuilibruar, edhe pse zgjidhur në mënyrën e duhur gjatë pjesës së dytë falë talentit të futbollistëve shkodranë. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve të krijuara, është mbyllur në barazim pa gola. Kjo u duk se do t’u jepte zemër vendësve për të ndalur shkodranët, por nuk ia kanë dalë dot. Në minutën e 50-të do të ishte mesfushori Hoxha që do të zhbllokonte rezultatin, duke kaluar në avantazh Vllazninë.

Vllaznia - Kukesi U-17

Pas këtij momenti, loja është kontrolluar në të gjitha drejtimet nga miqtë, e drejtuar nga trajneri Alban Neziri. Për të mbyllur historinë e këtij takimi ka menduar mesfushori Qardaku në minutën e 72-të. Me këtë trepikësh, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, duke qenë me pikë të barabarta me Tiranën, që ka një ndeshje më pak. Tirana, Akademia dhe Vllaznia do të luftojnë fort deri në fund të kësaj faze për dy vendet e para.

Skerdilaid Sulozeqi

Kukesi - Vllaznia

Akademia bën “poker”

Takimi mes Portos dhe Akademisë për paratërinj, që në nisje është kontrolluar totalisht nga miqtë. Serinë e golave e ka hapur Ballgjini në minutën e 19-të, ndërsa më pas ka qenë Tuci ai që ka dyfishuar dhe me shifrat 2- 1 është mbyllur fraksioni i parë. Pjesa e dytë ka qenë identike si e para, ku miqtë dominuan dhe shënuan dy herë të tjera.

Preng Gjikola

Porto - Akademia

Goleadë e Shkëndijës

Shkëndija e Tiranës ka mundur thellësisht Olimpikun, që ka mbetur i pashpresë në luftën për mbijetesë. Albion Marku ka realizuar dy gola për katër minuta, ndërsa Lena e ka çuar rezultatin në 3-0. Olimpiku kundërpërgjigjet me Dallashin, por Leci i çon skuadrat në pushim me “poker”. Golin që vulosi fitoren e realizoi Mejdani në minutën e 71-të.

Abdulla Dushku

Sh.T. - Olimpiku

Partizani, vetëm “X”

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1. Edhe pse skuadra e Internacionalit ishte mike, ndeshja u luajt në fushën e tyre. Të parët shënuan të besuarit e Plorit me anë të Shehajt. Por në fraksionin e dytë, skuadra e kuqe ka arritur të barazojë me anë të Xhafës. Të dyja ekipet luajtën bukur, por gjithsesi rezultati mbeti i pandryshuar.

Partizani - Internacionali

Abdulla Dushku

U-17 KS A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Elbasani ndal vlonjatët

Flamurtari ndalet në Elbasan në një barazim pa gola. Të dyja skuadrave nuk u munguan rastet për të shënuar në këtë përballje, por në fund nuk ia kanë dalë që të shtynin dot topin në rrjetë. Edhe pse vlonjatët patën më shumë mundësi shënimi, janë pajtuar me një pikë në këtë ndeshje. Barazimi shihet si hap fals për vlonjatët kryesues.

Vladimir Mema

Elbasani - Flamurtari

Teuta, me pesë “yje”

Besa ka zhgënjyer totalisht ndaj Teutës, duke pësuar pesë gola. Në fakt, verdhezinjtë e nisën mirë lojën, por pas minutës së 38-të, kur pë- suan golin, u hutuan aq shumë, sa u ndëshkuan edhe katër herë të tjera. Kapllani, Beqja, Hoxha, Shtama dhe Isaku afër fundit u bënë protagonistë të fitores së merituar të skuadrës së trajnerit Kuçi.

Feriz Ferizaj

Besa - Teuta

Mjafton goli i Berishës

Shkëndija e Durrësit ka mposhtur Pogradecin me shifrat minimale 0-1. Ka mjaftuar goli i Berishës në pjesën e parë që skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive të dalë me tri pikë nga Pogradeci. Rastet e Çekiçit dhe Abazajt për liqenorët nuk u shfrytëzuan si duhet. Edhe në pjesën e dytë loja u bë e bukur, por në fund triumfuan miqtë.

Pëllumb Starova

Pogradeci - Sh.D

Derbi nuk ka fitues

Derbi mes dy Dinamove, asaj të klubit dhe akademisë, është mbyllur në paqe 1-1. Të dy golat janë realizuar që në pjesën e parë. Fillimisht ka qenë Dinamo e Akademisë, që ka kaluar në epërsi në minutën e 4-t, pas një goli spektakolar të Kevin Ballës. Por në minutën e 30-të, dinamovitët e klubit kanë arritur të barazojnë me anë të Çoçkut.

Dinamo - AF Dinamo

Abdulla Dushku

U-17 KS B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

“Çmenden” shkodranët

Akademia AAS ka shpërthyer në Burrel, duke shënuar tetë gola në portën matjane. Skuadra private nga Shkodra ka shkëlqyer në një ndeshje ku protagonistë absolutë ishin Haveri dhe Çoba. I pari shënoi katër gola, ndërsa i dyti një tripletë. Djemtë e drejtuar nga trajneri Renato Hoti nuk kanë arritur të bëjnë asgjë, duke mos shënuar as golin e nderit.

Dritan Kurti

Burreli - AAS

Zhgënjen Briansi

Shkëndija B. e Tiranës ka mundur bindshëm Briansin në transfertë. Fero ka qenë heroi i miqve, teksa shënoi dy gola. Gjithashtu, Çeka u bë protagonist me golin e tretë, ndërsa për Briansin shënoi Bardhi. Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë, pasi vendësit kërkuan golin e nderit dhe pse jo barazimin, por nuk ia dolën, pasi Shkëndija u tregua cinike.

Brians - Shkendija B

Preng Gjikola

U-17 K1 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

U-17 K1 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"