Momenti i Ardit Tahirit, sulmuesi i Dinamos pritet titullar në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 9:35

Momenti i Ardit Tahirit, sulmuesi i Dinamos pritet titullar në Kukës

Dinamo luan në Kukës so, në orën 15:00, ndeshjen e radhës në kampionat, e 3-ta brenda 8 ditësh. Një ngarkesë shumë e madhe dhe kuptohet që lodhja bën të vetën, aq më shumë kur blutë do të kenë tri mungesa të rëndësishme. Gudiabi dhe Zabërgja mungojnë për shkak kartonësh, Kaçorri për shkak dëmtimi.

ardit tahiri

Për një ndeshje të rëndësishme mungesa e tre titullarëve prish jo pak punë, megjithatë në kampin dinamovit ka optimizëm. Fitorja me Teutën e ka karikuar më tepër skuadrën për të dhënë gjithçka në këto ndeshje të mbetura.

TAHIRI – Ndryshimet në formacion janë të detyruara për trajnerin Mehmeti. Me shumë gjasa, për herë të parë titullar që kur ka ardhur te Dinammo do të jetë sulmuesi Ardit Tahiri. Ai luajti në 45 minutat e dyta të ndeshjes me Teutën, ku dha sinjale pozitive dhe duket se ka fituar besimin për të qenë në fushë nga minuta e parë në Kukës. Në mungesë të Kaçorrit, trajneri Mehmeti provoi Zabërgjën dhe Denisonin si numër 9, por skuadra hasi vështirësi. Me futjen e Tahirit blutë patën më shumë forcë për të dalë përpara.

Sulmi do të plotësohet me Vilën e rikthyer nga skualifikimi dhe Denisonin. Problem është edhe mesfusha, që nuk ka lojtarin kryesor, Gudiabin. Qefalija dhe Smaçi janë të dy detyrimisht titullarë në Kukës, por duhet edhe një lojtar i tretë, që mund të jetë njëri mes Bardhit ose Mijës. Në mbrojtje nuk ndryshon asgjë, me katërshen e përbërë nga Marku, Hoxha, Behiratçe dhe Lorran.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"