Momente paniku/ Aksidentohet Fernando Alonso dhe përfundon në spital, zbulohet gjendja e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 21:48

Momente paniku/ Aksidentohet Fernando Alonso dhe përfundon në spital, zbulohet gjendja e tij

Aksident me biçikletë për pilotin e Formula 1, Fernando Alonso. “Gazzetta dello Sport”, raporton, se spanjolli u përplas me një makinë teksa po stërvitej me biçikletë në rrugët e Zvicrës, afër qytetit të Luganos.

AL

Mësohet se nga ky aksident, Alonso ka pasur thyerje të nofullës dhe dëmtime të dhëmbëve. Ai u transferua në spitalin e Bernës, teksa lajmi i mirë është që piloti është i vetëdijshëm dhe gjendja e tij nuk paraqitet e rënduar, teksa ditën e nesërme pritet të publikohen ekzaminimet e detajuara.

alonso

Kujtojmë që piloti spanjoll është shpallur. dy herë kampion bote në Formula 1 me Renault në 2005 dhe 2006. Ai rrezikon të mungojë në fillimin e sezonit 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"