MODELI AMD GT/ Vershtapen, tepër i ri për Mercedesin: Se merr dot me qira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 19:03

MODELI AMD GT/ Vershtapen, tepër i ri për Mercedesin: Se merr dot me qira

Nëse flitet për Maks Vershtapenin, të gjithë mendojnë për dikë që mund të bëjë gjithçka në jetë. Piloti holandez mund të sigurojë gjithçka që dëshiron, teksa pasuria e tij vlerësohet në rreth 120 milionë euro. Megjithatë, marrja me qira dhe drejtimi i një makine Mercedes AMD GT (modeli në foto) ishte i pamundur për holandezin e Red Bullit.

VWERST

Vershtapen e kuptoi këtë një javë më parë në Algarve të Portugalisë, ku kishte mbërritur me tre avionë privatë së bashku me familjen dhe miqtë. Maks donte të ngiste atë model, por stafi i kompanisë së makinave me qira “Sixt” i shpjegoi se për atë makinë sigurimi kërkon që të jesh mbi 30 vjeç. Vershtapen, i cili ka fituar garën e tij të parë në Formula 1 në moshën 18- vjeçare, siç raportohet nga mediat britanike, “u trondit nga komunikimi” dhe u ngushëllua me një model BMW Seria 5, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Një zëdhënës i “Sixt” kërkoi falje publike: “Sigurisht, nuk ka dyshim për aftësitë e drejtimit të Vershtapenit dhe përvojën e tij me makina të fuqishme, por punonjësi ynë respektoi rregullat në lidhje me kontratat e sigurimit. Vershtapenit iu dorëzua një tjetër makinë Premium”.

MODELI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"