Miraka largohet nga Besa: Ja pse ika nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2019 | 16:23

Miraka largohet nga Besa: Ja pse ika nga skuadra

Nga dje, Besa nuk ka në radhët e saj portierin Festim Miraka. Ka qenë një largim i papritur i portierit me përvojë, një largim që ka ardhur si një “rrufe në qiell të pastër” për kavajasit. Pasi ka përfunduar seanca stërvitore, portieri Miraka mësohet të jetë shprehur se ishte seanca e fundit me Besën për të.

besa1

I pyetur për shkaqet e këtij largimi të befasishëm, Miraka nuk ka dashur të japë shumë detaje, por ka deklaruar me diplomaci se e ka marrë vendimin për arsye personale. “Kur erdha te Besa, erdha me dëshirën dhe besimin për ta rikthyer këtë skuadër me emër në Superiore. Vjet nuk ia dolëm, pavarësisht përpjekjeve tona dhe djersës së derdhur nga unë e të gjithë shokët. Këtë sezon gjithashtu qëndrova me bindjen dhe besimin për të korrigjuar atë që nuk e bëmë vjet. Por, vjen një moment që duhet të shohësh punët personale dhe ku rrugët me Besën ndahen paqësisht. Dua të falënderoj pa masë tifozët kavajas, të cilët më kanë nderuar dhe respektuar kudo, në stadium dhe në rrugë. Do t’u jem mirënjohës gjithmonë për mbështetjen dhe kurajën që më kanë dhënë. U uroj atyre me shpirt që ta shohin Besën e tyre në Superligë”, ka thënë portieri për “Panorama Sport”.

zguro-e-miraka

Me largimin e Mirakës kavajasit humbin vërtet shumë, pasi ai ishte një nga pikat më të forta të formacionit. Drejtuesit e Besës do ta vuajnë jo pak largimin e këtij portieri, sepse koha e mbetur është e shkurtër për të gjetur një zëvendësues të denjë. Stafit teknik i ka mbetur vetëm portieri i ri, Ilir Dobjani. Zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se situata nuk është edhe aq e mirë te Besa. Largimi i portierit titullar 10 ditë para nisjes së kampionatit, pavarësisht se ai e justifikon me arsye personale, por edhe mungesa e afrimeve të tjera cilësore, të lë të kuptosh se punët nuk kanë shkuar si duhet.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"