Miqësorja në Fier, Apolonia thyen Egnatian me dopietën e një 18-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 13:03

Miqësorja në Fier, Apolonia thyen Egnatian me dopietën e një 18-vjeçari

Apolonia ka triumfuar në miqësoren e ditës së djeshme ndaj Egnatias të zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier me rezultatin 2-0.

4564566

18-vjeçari i fierakëve, Erald Maksuti u bë protagonisti absolut i sfidës duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me një dopietë që vulosi fatet e sfidës, me dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

645666

Mbyllet kështu me fitoren e Apolonisë ky test miqësor që i shërbeu skuadrave në testimin e grupit të lojtarëve që kanë në dispozicion përpara fillimit të sezonit.

REZULTATI FINAL:

Apolonia-Egnatia 2-0

Maksuti 30’, 34’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"