Miqësorja ndaj Suedisë, ja sa tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 21:34

Miqësorja ndaj Suedisë, ja sa tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024. Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar. 

Shqiperi tifozet

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta. 

Plot 3 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë, teksa ky numër me shumë gjasa do të rritet ditën e ndeshjes.  

Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy kombëtareve. 

SUEDIA TIFOZET

Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë kanë fituar vetëm 1 herë. Bëhet fjalë për miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1, falë golave të Skelës dhe Aliajt.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"