Miqësorja e parë, Erzeni i Kapllanit fiton ndaj Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 20:37

Miqësorja e parë, Erzeni i Kapllanit fiton ndaj Besës

Erzeni ka triumfuar në miqësoren e saj të parë të fazës përgatitore në drejtimin e trajnerit Kapllani ku ka fituar ndaj Besës me rezultatin 1-0, në ndeshjen e luajtur në Shijak.

293209402_806121747465101_154471813292785240_n

Golin e fitores e shënoi mesfushori Adnard Mehmeti i cili në minutën e 50-të të takimit theu baraspeshën dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Ky test i shërbeu Erzenit edhe në testimin e organikës, me teknikun Kapllani që aktivizoi shumë lojtarë gjatë ndeshjes për ti provuar përpara startit të sezonit të ri.

Erzeni 1-0 Besa

Mehmeti 50’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"