Miqësore me 19-vjeçarët, Tirana bën “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 15:07

Miqësore me 19-vjeçarët, Tirana bën “manita”

Tirana ishte një nga skuadrat, e cila nuk kishte luajtur në fundjavë një miqësore. Duke parë zbrazëtinë, trajneri Julian Ahmataj kishte vendosur që të zhvillonte një miqësore me 19-vjeçarët bardheblu. Të parët që zbritën në fushë ishin rezervat, ose ata që mendohet se do ta nisin sfidën nga stoli. Bakaj, Doka, Imami, Muça, Ismajlgeci, Çikani, Batha, Çelhaka, Kraha, Vodo dhe Ngo ishte formacioni i parë i Ahmatajt. 

tiranaaa

Dhe që në fillim bardheblutë shënojnë dy gola të shpejtë me Vodon dhe Krajën. Djemtë e Devollit mbahen mirë për të gjitha 45 minutat, madje rrahin edhe shtyllën kur rezultati ishte 1-0. Një ndeshje relativisht e mirë për të vegjlit, ndërsa ekipi i Tiranës ishte paksa i hallakatur. Me rezultatin 2-0 mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë – Në 45 minutat e tjera, Ahmataj hedh në fushë artilerinë e rëndë, pra skuadrën e parë. Ama probleme ka sa të duash.

Vetëm kur Devolli aktivizon rezervat e 19- vjeçarëve dilet te goli me Kobinën, Hasanin dhe Halilin, duke rrumbullakosur rezultatin në 5- 0. Gjithsesi, paraqitje të mirë bënë 19-vjeçarët, duke filluar nga Kodra, Çejku, Stafa që po rriten dita-ditës dhe mund të jenë për tek ekipi i parë. Halili – Miqësoren e djeshme e kushtëzuan dy vizita të papritura. Së pari, shiu që nuk i la rehat futbollistët dhe presidenti Refik Halili, i cili pa gjithë sfidën së bashku me stafin e tij.

tirana

Presidenti foli gjatë me trajnerin Julian Ahmataj, si dhe vëzhgoi me sytë e tij gjendjen e bardhebluve. Presidenti kishte kohë që nuk dukej në “Skënder Halili”, duke lënë të qetë stafin teknik të punojë pa presion. Halili kërkon nga skuadra këtë sezon që minimalisht të kualifikohet në Europë dhe maksimalisht të fitojë një trofe.

dddd

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"