Miqësore/ Apolonia fiton në Cërrik, fierakët mundin Turbinën e Troisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 18:22

Miqësore/ Apolonia fiton në Cërrik, fierakët mundin Turbinën e Troisit

Apolonia fitoi miqësoren ndaj Turbinës me rezultatin 1-2. Fierakët e drejtuar nga Xhovani Kolela fituan në fushën e cërrikasve me golat e Redon Mihanës dhe Artur.
mihana
Verdhjeshilët presin ende zhbllokimin e bojkotit të Kategorisë Superiore si pasojë e debateve mes Ligës Profesioniste dhe qeverisë, ndërsa Turbina e trajnerit Marselo Troisi ende nuk ka mësuar se kur do të fillojë sezoni në Kategorinë e Parë.

Turbina-Apolonia 1-2
Golat: Aleksandro 68′ / Mihana 56′, Arthur 75′.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"