“Minierë” talentesh, Laçi ka një “xhevahir” për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 16:15

“Minierë” talentesh, Laçi ka një “xhevahir” për mbrojtjen

Shumëkush mund të ishte skeptik për të, e megjithatë është kthyer në një “xhevahir” për Laçin. Pas një sezoni relativisht të mirë me kurbinasit, tashmë po shkëlqen. Zhvilloi superndeshje në Ligën e Europës me Keshlan dhe si për të konfirmuar veten, “shpërtheu” me Shpresat. Dy ndeshje perfekte dhe dy gola, që mjaftuan për të marrë vëmendjen.
Selmani
Po flasim për Adolf Selmanin, mbrojtësin që mund të konsiderohet që tani një burim i sigurt të ardhurash për bardhezinjtë. Nuk është habi që veç Kirian Nuabuezes që mund të shitet në Turqi për 300 mijë euro, të njëjtin fat ta ketë edhe 20-vjeçari i defensivës.

Sakaq, Laçi vazhdon përgatitjet intensive për Hapoel Ber Shevën. Veç punës në fushë, trajneri po studion deri në detaje edhe kundërshtarët.

Gjatë kësaj kohe ka mbledhur informacionin e nevojshëm për kundërshtarin e 17 shtatorit, të cilin ëndërrojnë që ta eliminojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"