Milani përforcon krahët e mbrojtjes, i vjedh mbrojtësin Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2017 | 22:03

Milani përforcon krahët e mbrojtjes, i vjedh mbrojtësin Interit

Drejtuesit e Milanit janë takuar ditën e sotme më menaxherin e mbrojtësit zviceran Rikardo Rodriguez i cili aktivizohet tek Volfsburgu në Gjermani.

Rodriguez

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje për të pasur shërbimet e mbrojtësit 24 vjeçar i cili në merkaton e janarit u kërkua me ngulm nga Interi dhe Napoli.

Bëhet fjalë për një klauzolë përfundimtare prej 22.5 milion euro që drejtuesit e Milanit duhet të arkëtojnë  në arkat e Volfsburg që marrëveshja të zyrtarizohet.

draxler.wolfsburg.abbraccio.2016.2017.690x400

Rodriguez aktivizohet prej 6 vitesh në radhët e Volfsburg dhe është një titullar i padiskutuar dhe me ekipin Kombëtar të Zvicrës. Në këtë sezon mbrojtësi ka arritur të realizojë 2 gola në 24 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"