Milani mendon për sezonin e ardhshëm, kuqezinjtë prenotojnë takim me futbollistin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 14:18

Milani mendon për sezonin e ardhshëm, kuqezinjtë prenotojnë takim me futbollistin e Shqipërisë

Milani është në kërkim të strukturimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, edhe pse kuqezinjtë në fushë kanë përpara një objektiv të rëndësishëm: sigurimin e Champions-it. Mediat italiane kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se drejtuesit e “Djallit” kanë prenotuar shumë shpejt një takim me agjentin e Hysajt, me të cilin diskutimi është në aspektin financiar të pagës vjetore.

hysaj

LINJA E DJATHTË

Milani ka në huazim Dalonë për linjën e djathtë, lojtar për të cilin Mançester Junjtid kërkon jo pak, por 17 milionë euro. Gjendur në kushtet e vështira prej pandemisë këtë sezon, cilado skuadër do të merrte në konsideratë çdo futbollist me shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha që është me parametra zero. Hysaj përfundon kontratën me Napolin në qershor dhe prej aty, te çdo ekip do të mund të negocionte vetëm pagesën vjetore. Milani, për linjën e djathtë, ka shprehur interes edhe për D’Ambrozion nga Interi, në rast se zikaltrit nuk do t’i rinovojnë kontratën në përfundim të këtij sezoni.

PAGA PËR HYSAJN

Elseid Hysaj është profili i lojtarit që kënaq kërkesat e Milanit. I ri në moshë, por me shumë eksperiencë, teksa për disa sezone ka luajtur me rregullsi si tek Empoli, ashtu edhe te Napoli. Mediat pranë kuqezinjve kanë bërë me dije se drejtuesit kuqezinj kanë caktuar një takim me agjentin Mario Xhufredi. Nga sa bëhet me dije, Milani mund t’i ofrojë mbrojtësit kuqezi një pagë neto 2.5 milionë euro, pa përfshirë edhe klauzolat ekstra dhe bonuset e ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"