Milani e kërkon, talenti i Realit “sms” kuqezinjve: Jam i hapur për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 14:31

Milani e kërkon, talenti i Realit “sms” kuqezinjve: Jam i hapur për…

Pak orë pasi u shpall kampion europe me Spanjën U-21, Dani Sebajos flet për “Marca”, për të ardhmen e tij.

Dani Ceballos of Spain celebrates after opening the scoring during the UEFA Under 21 Championship 20

Teksa tregon për emocionet e të qënurit kampion, Sebajos shprehet se është gati për një aventurë të re në karrierë.

FORMA – Në dy sezonet e fundit, ndjej se jam rritur shumë si lojtar, por edhe si njeri. Është diçka që më ka ndihmuar të bëj mirë edhe në Europian me Spanjën. Kam shumë besim, dhe megjithëse sapo mbylla këtë sezon, me zor po pres që të nisë La Liga e sezonit të ri. Ndjej se ky sezon, do jetë viti im.

PROMOVIM – Për ne, ky Europian ishte një event që mund të na ndryshojë jetën. Të gjithë ne kemi kontrata dhe ekipe të mira, por tani kemi edhe një trofe më shumë të fituar në CV. Ia thashë të gjithë shokëve, faleminderit për këtë trofe.

SELECCION DE ESPAÑA 19

E ARDHMJA – Mendoj se Zidan e ka parë turneun tonë, ai ka ide të qarta për futbollin. Tani mendoj se është koha të pushojmë, dhe të mendojmë pas pak javësh për të ardhmen. E rëndësishme në jetë është të jesh i lumtur, dhe kjo arrihet duke luajtur të paktën 40 ndeshje në sezon. Këtë qëllim kam për sezonin e ri, të jem rehat. Kudo që të luaj, dua të paktën të arrij 40 ndeshje, dhe të ndihem i vlerësuar. Për momentin nuk është se kam një kampionat të preferuar, thjesht dua të shijoj sezonin e ri, dhe jam i hapur për eksperienca të reja. Nuk kam frikë nga sfidat. Do më pëlqente të provoja edhe gjëra të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"