Milani e kërkon me ngulm, mefushori spanjoll flet për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 14:58

Milani e kërkon me ngulm, mefushori spanjoll flet për të ardhmen

Pas vendimit të UEFA-s për ta dënuar një vit me mospjesëmarrje në Kupat e Evropës, Milani tani ka më shumë mundësi për të ndërhyrë në merkato.Dani-Ceballos-Liverpool-Transfer-Real-Madrid-Real-Betis-Antonio-Adan-917999

Me dënimin që mori, koha për të rregulluar bilancet, është zgjatur dhe kuqezinjtë nuk do të kenë probleme për të ndërhyrë në merkato. Drejtuesit e Milanit tani janë hedhur në merkato dhe një objektiv i tyre është mesfushori i Realit, Dani Sebajos. Për 22-vjeçarin, italianët janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro. Edhe lojtari në një intervistë ka folur për të ardhmen e tij : “Vitin tjetër unë nuk dua të jem një lojtar stoli, dua që ky të jetë viti im. Qëllimi im është të luaj 40 ndeshje sezonin e ardhshëm dhe të jem i rëndësishëm kudo që të jem. Transferimi? Ju duhet të bisedoni me klubin. “- u shpreh spanjolli për “ El Larguero”.GettyImages-1139536064

Mesa duket lojtari po mendon për një largim nga Madridi, sepse dëshiron që të luajë më shumë, dhe tek madrilenët nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit. Prandaj një transferim në Milano, do të ishte shumë pozitiv për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"