Milan “pa makthe”, Pioli: Të gjithë të marrin shembull nga Rebiç, erdhi nga pushimet shumë i motivuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 21:36

Milan “pa makthe”, Pioli: Të gjithë të marrin shembull nga Rebiç, erdhi nga pushimet shumë i motivuar

Trajneri i Milanit Stefano Pioli ndihet i gëzuar me ecurinë pozitive të kuqezinjve (4 fitore në 4 ndeshje) dhe beson se “Djalli” mund të kalojë Torinon në ndeshjen çerefinale të Kupës së Italisë.

pioli
Për mediat, Pioli foli rreth gjendjes së skuadrëS si dhe të dy lojtarëve të Milanit Xhanluixhi Donarumës, i cili ka mbajtur portën të paprekur 8 herë këtë sezon dhe për sulmuesin Ante Rebiç, i cili është kthyer në protagonistin kryesor të ekipit duke i dhënë 6 pikë skuadrës në dy ballafaqimet e fundit.

Për sa i përket prurjeve të reja, trajneri i Milanit nuk dha garanci nëse do të ketë afrime apo jo.

Kupa e Italisë – Jemi në gjendje të mirë. Fitorja të ushqen besim te aftësitë e tua. Lojtarët janë në formë shumë të mirë fizike. Do të jetë e vështirë për të caktuar formacionin titullar nesër.

Donaruma 8 ndeshje pa pësuar gol çfarë mesazhi i jep ekipit – Të dyja fazat e lojës përfshijnë 11 futbollistë në fushë. Është e pamundur të mbrohesh me disa lojtarë. Xhixho është shumë i rëndësishëm për ne. Por, duhet të jemi më solidë dhe më të shtrënguar, sepse kemi pësuar pak si tepër në ndeshjet e fundit.

donaruma

Rebiç, gol në çdo 84 minuta – Ai u kthye nga pushimet shumë i motivuar dhe i përqëndruar dhe i ka shfrytëzuar më së miri mundësitë. Të gjithë lojtarët duhet të ndjekin këtë mentalitet, secili duhet të punojë me përkushtim dhe motivim.

milan

Merkato – Mbyllet ditën e premte. Nuk e di nëse do të ketë lojtarë të rinj.

Milan vjen pas fitores ndaj Breshias 0-1 kurse Torino vjen e dërrmuar pas rezultatit 0-7 në fundjavë. Kjo është një mundësi e mirë për Milanin të hedhë një tjetër hap të sigurt këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"