Milan inekzistent në pjesën e parë, Interi regjistron një statistikë rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 21:49

Milan inekzistent në pjesën e parë, Interi regjistron një statistikë rekord

Milan inekzistent në pjesën e parë të derbit ndaj Interit. Zikaltërit e mbyllën këtë fraksion të lojës, në avantazh falë golit të Lautaro Martinez.

LAUTARO MARTINEZ

Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë Interi bëri nëntë goditje më shumë se Milani (nëntë kundër zero), një rekord në pjesën e parë të një ndeshjeje mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2004/05 (që nga koha kur të dhënat e statistikave janë të disponueshme) nga faqja e specializuar Opta.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në një derbi, që një skuadër të regjistronte 9 gjuajtje më shumë në vetëm 45 minutat e para të lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"