Milan i qetë, Okafor: Duam Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 10:39

Milan i qetë, Okafor: Duam Ligën e Europës

Asisti i dytë sezonal dhe i pari në Serinë A për Noah Okafor ndaj Empolit. Zvicerani në këtë sezon ka shënuar pesë gola, ndërkohë që për herë të dytë në sezon ka ndikuar te realizimi për dy ndeshje radhazi. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin e klubit duke analizuar skuadrën kur në ndajnë diçka më shumë sesa 48 orë se ndeshja ndaj Slavias së Pragës, e vlefshme për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Europës.

okafor

Milani, me suksesin kundër Empolit, konsolidon pozicionin në renditje…

Është diçka e mirë, por nuk duhet të shikojmë të tjerët. Me Empolin bëmë një ndeshje të mirë, duke krijuar mundësi prandaj jam i mendimit se duhej të kishim shënuar më tepër.

Pesë gola në kampionat, një asistim vendimtar. U treguat gati për të zëvendësuar Leaon..

Kur trajneri më thërret, gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën. Ndihem në formë, jam mirë dhe do të bëjë të pamundurën për ekipin.

Asisti i parë në kampionat. Jeni vonuar pak, apo jo?

Jam shumë i lumtur për asistin dhe fitoren. Është një lëvizje që unë dhe Pulisiç e provojmë shpesh. E gjetëm njëri-tjetrin me sy mbyllure do të mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shpesh mirëkuptimin tonë.

Si do ta vlerësonit momentin tuaj?

Kundër Lacios fituam me një gol timin, ndaj Empolit asistova megjithëse pata rastet edhe për të shënuar. Së bashku me shokët presim me padurim angazhimet e radhës sepse duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe t’i japim vazhdimësi rezultateve.

Tani, a jeni më të qetë në kuadër të Ligës së Europës?

Fillimisht duhet të mendojmë për rikuperimin e energjive pas tre pikëve të marra ndaj Empolit. Nisëm që të dielën duke menduar për ndeshjen ndaj Slavias. Do të jetë një sfidë e komplikuar që do të përpiqemi ta fitojmë.

Do të jeni gati?

Që tani jemi gati për të qenë i sinqertë. Dy golat janë një avantazh i mirë, mezi pres të futem në fushë të enjten nëse trajneri do të më japë një tjetër shans. Milanit i duhen lojtarë që japin zemrën në fushë dhe besoj se ky grup ka shumë elementë të tillë dhe që kanë aftësi për të ndryshuar ndeshjet.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"