Midis rikthimeve dhe konfirmimeve, mësoni formacionet e mundshme në Teuta-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 11:53

Midis rikthimeve dhe konfirmimeve, mësoni formacionet e mundshme në Teuta-Kukësi

Teuta ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takimin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Tekniku blu i ka dhënë “dorën” e fundit përgatitjeve, duke zhvilluar një seancë të karakterit taktik.

Teuta-Kukesi

Teuta vjen në këtë takim në gjendje optimale. Vetëm një mungesë për trajnerin, i cili në ndryshim nga ndeshja ndaj Kastriotit për kampionat, do të ketë në dispozicion kapitenin Arapi, mbrojtësin Todorovski dhe mesfushorin Aleksi, të cilët ishin të pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë, masë të cilën e shlyen ndaj krutanëve. Kështu që, kjo treshe do të jetë e gatshme për trajnerin Martini për ndeshjen e Kupës me Kukësin, ndërkohë që Ildi Gruda vazhdon ende periudhën e riaftësimit.

Josa pritet që të aktivizojë të njëjtin formacion si ndaj Apolonisë. Ndryshimet pritet të jenë minimale. I vetmi ndryshim pritet të jetë rikthimi i Bruno Lulajt dhe lënia jashtë e Bytyçit. Drejtuesit janë të bindur që Kukësi ka potencialin për ta kaluar Teutën. E sa i përket formacionit Xhika do jetë në portë, Baravikas në të djathtë, Lulaj e Kurdiç në qendër, Kotobelli në të majtë. Mesfusha do të përbëhet nga Gashi, Tsinzade, Taipi e Demiri. Ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga kapiteni Agim Ibraimi. Sakaq, Vesel Limaj vazhdon të mos vlerësohet, paçka se kualiteti i tij është mjaft i madh, por duket se e ka pësuar dhe braziliani Mateus Leira, i cili po provon stolin këto takimet e fundit.

te

ku 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"