Mezani: Guxova me taktikën e ndeshjes, kemi nevojë për dy ose tre lojtarë me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 16:28

Mezani: Guxova me taktikën e ndeshjes, kemi nevojë për dy ose tre lojtarë me eksperiencë

Laçi ia doli të merte një pikë të artë në Gjirokastër, pas golit të shënuar në minutat e fundit nga mbrojtësi Gjoni. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” trajneri i kurbinasve Gentian Mezani u shpreh i kënaqur me barazimin. Mezani pohoi se skuadra ka nevojë për dy tre lojtarë me eksperiencë pasi ka shumë djem të rinj në përbërje.

mezani-2

Ndaj Luftëtarit me tre mbrojtës

“Pësuam një gol të shpejtë nga një pa përqendrim i ekipit tonë. Duke pare ecurinë  e pjesës së parë, menduam të ndryshonim diçka pasi vuajtëm në të dy krahët. Këtu ndikon edhe lodhja nga ndeshja e kaluar, që ishte shumë afër. Në pjesën e dytë mund të pësonim dhe golin e dytë por Selmani na mbajti ne lojë.  Rrezikuam në fushën e lojës sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Rexhinaldo ishte shumë larg portës dhe guxova në taktikën e ndeshjes.”

Rexhinaldo larg portës

“Ishte zgjedhja jonë duke parë sulmin e Luftëtarit ishte normale ta ndërtonim ndeshjen kështu. Në kundërsulm kemi lojtarë të shpejtë si Uzuni, por duke qënë ne transfertë ishte kjo mënyra më e mirë për ta nisur, megjithëse nuk rezultoi me sukses.”

Lojtarët e stolit

“Sigurisht ishte kënaqësi u fut Xhixha dhe Kallaku nga stoli. Këta janë lojtare të rinj pa eksperiencë por kanë bërë shumë mirë deri tani.  Dua të them se kemi një stol të mirë, këta lojtarë  duhen futur në lojë por nuk kanë eksperiencën e duhur. Pak e vështirë për ta të kenë këtë ritëm gjithmonë për shkak të eksperiencës së tyre por edhe sepse kanë luajtur shumë pak deri tani.”

Merkato

“Nëse do të kisha shumë lojtarë me eksperiencë, atëherë do të vazhdoja kampionatin me ata lojtarë por ne kemi shumë lojtarë të rinj. Tani kam nevojë për dy ose tre lojtarë të tjerë me eksperiencë. Ata që do të duhet të vijnë në merkaton e dimrit duhet të na ndihmojnë me eksperiencën e tyre që dhe ne të kemi mundësinë t’i fusim në lojë sa më shpejtë.”

Kontaktet me Luftëtarin

“Nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e Luftëtarit, ka pasur biseda nga të tjerë për të realizuar këtë kalim. Gjithsesi me drejtuesit e Luftëtarit  unë nuk kam kontaktuar asnjëherë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"