Mesi “vrastar” në sfidat teke, Barça beson te kapiteni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:23

Mesi “vrastar” në sfidat teke, Barça beson te kapiteni

Vetëm 6 humbje në 25 ndeshje për jetë a vdekje me Barcelonën, 20 gola të shënuar dhe 11 asiste. Ky është bilanci pozitiv i Lionel Mesit kur bëhet fjalë për turnetë që vendosen me ndeshje teke dhe katalanasit kanë shkuar në Lisbonë duke e pasur si një kartë të fortë besimi.

mESI

Argjentinasi tregoi kundër Napolit se ka shumë dëshirë dhe ambicie që këto ndeshje finale të Ligës së Kampioneve t’i luajë duke bërë maksimumin për të tentuar që të rikthejë kupën në “Camp Nou”. Vendosmëria e tij dhe klasi kanë bërë diferencën në këto ndeshje të rëndësishme.

Në karrierën e tij ka fituar 34 trofe. Gjysmën e këtyre trofeve e ka fituar me ndeshje finale, pra teke. Champions, Botërorë klubesh, Superkupa Europe dhe disa trofe të tjerë janë vendosur pikërisht nga “Pleshti”. Leo Mesi ka luajtur finalen e tij të parë europiane në vitin 2006.

Bëhej fjalë për Superkupën e Europës kundër Sevijes, të cilën Barcelona e humbi pavarësisht se argjentinasi luajti 90 minuta. Por disa vite më vonë përmirësoi bilancin kur Barcelona magjike e Pep Guardiolës bënte histori. Në katër vite, humbi vetëm një finale, atë të Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit në sezonin 2010-2011. Por një javë më vonë shkoi në “Bernabeu” për të luajtur gjysmëfinalet e Champions-it dhe nuk zhgënjeu.

mESI5

Leo fitoi 8 finalet e tjera që luajti më pas duke qenë vendimtar në to me ndonjë gol ose asist. Një tjetër humbje erdhi në vitin 2014 kundër Realit, por më pas veshi petkun e kampionit në 6 finalet e tjera të epokës “Luis Enrike”, përfshirë këtu një tjetër tripletë si në vitin 2009. Barcelona është me sytë nga kapiteni i saj për sfidën kundër Bajernit, por në vitet e fundit historia nuk ka qenë shumë e kënaqshme.

Me Ernesto Valverden Barcelona fitoi Kupën e Mbretit ndaj Sevijes në vitin 2018 dhe Superkupën me ndeshje teke në Tanger. Pastaj humbi finalen kundër Valencias, por edhe gjysmëfinalen ndaj Atletikos së Madridit në Arabinë Saudite. Në Kupë zhgënjeu edhe kundër Bilbaos. Është e çuditshme që Leo Mesi të humbasë kaq shpesh… Bajerni e di mirë këtë. Barcelona është me sytë nga Leo për të siguruar kualifikimin.

NDESHJET TEKE

SUPERKUPA E EUROPËS VITI 2006 (FINALE)

BARCELONA-SEVIJA 0-3

CHAMPIONS LEAGUE VITI 2009 (FINALE)

BARCELONA-MAN. JUNAJTID 2-0

SUPERKUPA E EUROPËS VITI 2009 (FINALE)

BARCELONA-SHALKE 1-0

BOTËROR I KLUBEVE VITI 2009 (GJYSMËFINALE)

BARCELONA-ATLANTE 3-1

BOTËROR I KLUBEVE VITI 2009 (FINALE)

BARCELONA-ESTUDIANTES 1-0

KUPA E MBRETIT VITI 2009 (FINALE)

BARCELONA-REAL MADRID 0-1

CHAMPIONS LEAGUE SEZONI 2010-2011 (FINALE)

BARCELONA-MAN. JUNAJTID 3-1

SUPERKUPA E EUROPËS VITI 2011 (FINALE)

BARCELONA-PORTO 2-0

BOTËROR I KLUBEVE VITI 2011 (GJYSMËFINALE)

BARCELONA-AL SAAD 4-0

BOTËROR I KLUBEVE VITI 2011 (FINALE)

BARCELONA-SANTOS 4-0

KUPA E MBRETIT SEZONI 2011-2012 (FINALE)

BARCELONA-ATL. BILBAO 3-0

KUPA E MBRETIT SEZONI 2013-2014 (FINALE)

REAL MADRID-BARCELONA 2-1

KUPA E MBRETIT SEZONI 2014-2015

BARCELONA-ATL. BILBAO 3-1

CHAMPIONS LEAGUE SEZONI 2014-2015 (FINALE)

BARCELONA-JUVENTUS 3-1

SUPERKUPA E EUROPËS SEZONI 2015 (FINALE)

BARCELONA-SEVIJA 5-4

BOTËROR I KLUBEVE VITI 2015 (FINALE)

BARCELONA-RIVER PLEJT 3-1

KUPA E MBRETIT SEZONI 2015-2016 (FINALE)

BARCELONA-SEVIJA 2-0

KUPA E MBRETIT SEZONI 2016-2017 (FINALE)

BARCELONA-ALAVESH 3-1

KUPA E MBRETIT SEZONI 2017-2018 (FINALE)

BARCELONA-SEVIJA 5-0

SUPERKUPA E SPANJËS VITI 2018 (FINALE)

BARCELONA-SEVIJA 2-1

KUPA E MBRETIT SEZONI 2018-2019 (FINALE)

BARCELONA-VALENCIA 1-2

SUPERKUPA E SPANJËS VITI 2019 (GJYSMËFINALET)

BARCELONA-ATL MDARID 2-3

KUPA E MBRETIT SEZONI 2019-2020 (1/8-AT)

BARCELONA-LEGANES 5-0

KUPA E MBRETIT SEZONI 2019-2020 (ÇEREKFINALE)

ATL. BILBAO-BARCELONA 1-0

BILANCI: 25 NDESHJE, 19 FITORE, 6 HUMBJE. 20 GOLA TË SHËNUAR, 11 ASISTE. 16 TITUJ TË FITUAR.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"