Mesi mendon përsëri largimin nga Argjentina: Tërhiqem po dështova në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 21:34

Mesi mendon përsëri largimin nga Argjentina: Tërhiqem po dështova në Botëror

Rinovimi i sapofirmosur, dëshira për të fituar gjithçka dhe koha që kalon pareshtur. Leo Mesi nuk është tipi që vetëkënaqet, mbi të gjitha në vitin që paraprin Botërorin “Rusi 2018”, një etapë thelbë- sore për karrierën e “Pleshtit”, duke qenë se i mungon vetëm ajo “qershi mbi tortë”.

“Mendoj se për t’u përmirësuar, do të na duhet kohë, ndaj ndeshjet përpara Botërorit do jenë të rëndësishme. Kemi zhvilluar paraqitje të mira nën drejtimin e Sampaolit”, ishin fjalët e para të Mesit për “Tyc Sport”. “Nuk është e lehtë të luash në këto momente, me presionin dhe nevojën për të fituar, me djem të rinj që janë gati në çdo moment për të të ‘rrëmbyer’ fanellën e ‘Seleccion’. E vërteta është se duhet të përmirësohemi për t’u shpallur kampionë. Për momentin, as nuk mund t’i afrohemi trofeut.”

Mesi

“Shumë përfaqësuese qëndrojnë përpara nesh si Brazili, Gjermania, Franca apo Spanja. Në Argjentinë jemi të detyruar të fitojmë, gjithmonë: nëse shkon keq, duhet të largohemi të gjithë nga kombëtarja. Sampaoli më ka thënë se jam më i miri i historisë, por unë dua vetëm të ndihmoj Argjentinën. S’e mendoj finalen e humbur me Gjermaninë, mbaj si kujtim rrugën që më dërgoi atje: i meritonim të dyja, si Botërorin, po ashtu edhe Kupën e Amerikës.”

TIAGO E MATEO

Duke u larguar për një moment nga futbolli (por jo plotësisht), Mesi ka analizuar edhe sjelljet e dy djemve të tij, Tiago (5 vjeç) e Mateo (2 vjeç), shumë të ndryshëm nga pikëpamja e karakterit. “Tiagos i pëlqejnë makinat, motoçikletat, futbolli, por luan pak dhe mërzitet. Ndërsa Mateo është i tmerrshëm, e kundërta e tjetrit: është një bir k… I pëlqen futbolli, edhe pse nuk i koordinon ende mirë lëvizjet. Më pëlqen që janë të ndryshëm njëri nga tjetri.”

mesi me djemte

“SELECCION”

Pas anekdotave familjare, Leo i është rikthyer kombëtares duke u ndalur te Higuain, veçanërisht te fakti që “Pipita” i vuan kritikat: “Është i ndërtuar kështu, i kemi folur disa herë. Mendoj se kjo kohë larg kombëtares i ka bërë mirë. Megjithatë duhet të jetë pjesë e jona, është thelbësor, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Për sa më përket mua, kam kuptuar se nuk mund t’i luaj të gjitha ndeshjet. Vit pas viti, trupi im paguan gjithmonë ndeshjet e vazhdueshme, ndaj më duhet të menaxhoj energjitë. Karrierën dua ta mbyll me zemër te Njuells Old Bojs. Por, nuk është e sigurt për fëmijët: atje të vrasin pasi të kanë grabitur.”

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"