Mesfushori rikthehet titullar në ndeshjen ndaj Luzit, Hyseni: Ka ardhur ora e fitores për Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 18:06

Mesfushori rikthehet titullar në ndeshjen ndaj Luzit, Hyseni: Ka ardhur ora e fitores për Tomorin

Mesfushori Erald Hysni pritet që të rikthehet në formacionin e Tomorit, duke kompensuar disi mungesën e Kasmollarit e Kumanit në ndeshjen e së shtunës ndaj Luzit. Në lidhje me rikthimin dhe ndeshjen me Luzin, për “Panorama Sport” mesfushori Hyseni mes të tjerash u shpreh:

tomorii

“Si fillim më duhet të shprehem mjaft i kënaqur me veten, që do të rikthehem pranë skuadrës këtë javë. Rikthimi përkon me sfidën tonë më të rëndësishme, ku do të kërkojmë vetëm fitoren. Vetëm kështu vazhdohet me besim deri në fund të kampionatit për të fituar luftën për mbijetesë. Për mua dhe skuadrën është një mision i realizueshëm plotësisht.

Këtë besim e mbështesim te puna që po zhvillojmë gjatë kësaj jave, enkas për takimin me Luzin, që duhet ta fitojmë me çdo kusht. Do të luajmë me grintën që kërkon një takim të tillë mbijetese. Fakti që do të luajmë në Berat na jep një motivim dhe besim të dyfishtë te fitorja. Do të kemi mbështetje të fuqishme dhe këtë na e kanë garantuar tifozët tanë, të cilët si ekip i ftojmë që të jenë sa më të shumtë në stadium. Mendojmë se ka ardhur ora e fitores dhe besimi ynë patjetër që do të shpërblehet në fushën e lojës”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"