Mesfushori i Pogradecit pret fitoren të shtunën: Ne dhe Lushnja duhet të diskutonim vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 20:26

Mesfushori i Pogradecit pret fitoren të shtunën: Ne dhe Lushnja duhet të diskutonim vendin e parë

Sfida me më shumë interes e javës së fundit në grupet e “play off”-it është Pogradeci-Lushnja, ku vendoset vendi i dytë dhe skuadra që shkon në ndeshjet shtesë nga Grupi B.pogradeci

Pogradecit i bën punë vetëm fitorja për këtë objektiv, dhe pavarësisht presionit të rezultatit, liqenorët janë të vendosur për ta mbyllur kampionatin në vend të dytë, duke e parakaluar Lushnjën pas 90 minutave në “Gjorgji Kyçyku” ditën e shtunë.

Mesfushori Kevi Beberi vlerëson kundërshtarin dhe thekson se Pogradeci dhe Lushnja janë dy skuadrat më të mira të grupit. Ai beson te forca e skuadrës së tij për fitoren me vlerën e vendit të dytë. “Do të jetë ndeshje e fortë, nuk diskutohet. Mendoj se Pogradeci dhe Lushnja duhej të diskutonin vendin e parë në grup dhe jo të dytin, pasi janë dy skuadrat më të mira. Ne kemi vetëm një alternativë: fitoren.

pogradeci

Presionin e rezultatit do të kthejmë në energji pozitive dhe besoj shumë se do ta mbyllim në vend të dytë këtë kampionat. Lushnjën e vlerësojmë maksimalisht për futbollin që luan, por të shtunën jemi të detyruar ta mundim. Është një shans që nuk mund ta humbim dhe për këtë po përgatitemi me shumë seriozitet”, ka theksuar mes të tjerash për “Panorama Sport” mesfushori Berberi, një nga titullarët e formacionit të trajnerit Ardjan Abazaj.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"