Mesfushori i Flamurtarit drejt kampionatit maqedonas, e kërkon rivali i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 10:32

Mesfushori i Flamurtarit drejt kampionatit maqedonas, e kërkon rivali i Shkëndijës

Mesfushori brazilian Viktor Nildo Xhufo u largua nga Flamurtari, pas 1 sezoni te skuadra vlonjate. 25-vjeçari aktualisht ndodhet në Brazil, ndërsa destinacioni i tij i radhës pritet të jetë rikthimi në kampionatin maqedonas, te skuadra rivale e Shkëndijës, Vardar.

xhufo

Një gjë të tillë pohon portali sportiv në gjuhën maqedonase “sport1.mk”, sipas të cilëve skuadra nënkampione e Maqedonisë e sheh Xhufon si një atlernativë mjaft të mirë në mesfushë pas largimeve të shumta.

maxresdefault

Sipas po të njëjtit burim Vardari gjithashtu ka në plan të transferojë edhe rumunin, Klaudiu Vasile Bumba, ganezin Emanuel Mensah, kamerunasin Robert Ndip Tambe si dhe Milosh Petroviç, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Radniçki Nish.

Xhufo-3

Në të kaluarën mesfushori brazilian ka veshur fanellën e disa klubeve në Brazil, për të vijuar më pas me Shkëndijan dhe Flamurtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"