Mesfusha si frymëzim, por Egnatia ka “siklet” në sulm dhe mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 10:39

Mesfusha si frymëzim, por Egnatia ka “siklet” në sulm dhe mbrojtje

Me Skënderbeun nuk është thjeshtë ndeshja e radhës, por dueliku Egnatia do të duhet të tregojë muskujt për t’i dhënë njëmesazh edhe rivalëve se mbetet favoritja kryesore për titullinkampion. Rrogozhinasit, përtej rezultateve të fundit, kanë dëshmuar që janë me meritë në vendin e parë duke mos njohurluhatje deri në fillim të muajit shkurt.

EGNATIA

 

NË KRIZË – Por pas kësaj kanë marrë vetëm 5 pikë në 6 javëte fundit, që janë shumë pak për rrogozhinasit, të cilët e shohinveten të rrezikuar për kreun e klasifikimit. Me Skënderbeunpritet të jetë e vështirë për Egnatian, edhe pse këta të funditkanë një ecuri pozitive në takimet në transfertë. Vetëm Vllaznia ia ka dalë të fitojë me ekipin e Tetovës, të cilët mbetenskuadra që grumbullon më shumë pikë në transfertë. TrajneriTetova shpeshherë është shprehur se ekipi që ai drejton, duhettë jetë i qetë dhe të shfrytëzojë mundësitë që arrin tëprodhojë gjatë një takimi, pavarësisht kundërshtarit.

MESFUSHA – Për të dalë ngakriza ekipi i Edlir Tetovës pritet të mbështetet te mesfusha. Kyrepart ka rezultuar gjithnjë përcaktues duke qenë burimfrymëzimi edhe për dy repartet e tjera. Albano Aleksi ështëpadiskutim dirigjenti i kësaj skuadre, pasi nga këmbët e tij nisin aksionet e Egnatias dhepo ai mundohet të thyejë inkursioneve e kundërshtarëve. Arbin Zejnullai me 5 gola dhe3 asiste mbetet gjithnjë njeriu shpëtimtar sa herë sulmi cedonpër ta dërguar topin në rrjetë. Nuk ngelet pas as braziliani Fernando Medeiro, i cili vrapon pafund në të gjithë gjatësinë e fushësdhe falë klasit që disponon, garanton befasi dhe gola.

MBROJTJA – Konsolidimi i repartit të mbrojtjes është një ngapikat ku duhet punuar tek Egnatia. Në dy takimet e fundit,respektivisht me Laçin në Kupë dhe Tiranën në kampionat,prapavija ka shkaktuar dy penallti, duke treguar pasiguri nërepartin difensiv. Gjatë kësaj periudhe, por edhe në tërësinë ekëtij sezoni kanë qenë vetëm lojtarët e krahut, si Fangaj dheNdreca, një shtysë e madhe për mënyrën sesi ekipi rrogozhinaszbret drejt sulmit. SULM I

BRISHTË – Ndarja nga jeta e Rafael Duamenës, si dhelargimet e Gytis Paulauskas dhe Vusal Isgandarlit e ka zbehurpotencën në repartin e avancuar. Edhe pse luajtën vetëm në dyfazat e para, ata mundën të shënonin 19 gola së bashku. Nëmerkaton e dimrit u ofruan lojtarë si Gjata, Montenegro, Dramedhe Lubas, por këta të fundit ende nuk kanë dhënë atë që pritej.Në fakt, Montenegro ka shënuar katër gola, 2 prej të cilëve nëKupë, por ende nuk e ka fituar statusit e të qenurit pikë referiminë majën e sulmit. Mario Gjata u desh të ndalej pas një dëmtimimuskulor. Drame e Lubas ende nuk kanë fituar vendin e titullarit. Gjithsesi, kualiteti dhe cilësitë tek ekipi rrogozhinas nuk mungojnë, ndaj për teknikun Edlir Tetova rikthimi në normalitetështë një rrugë krejtësisht e arritshme. Duhet thënë se kundërSkënderbeut Egnatia nuk do të ketë të gatshëm Fangajn përshkak kartonësh.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"