Mesazhi i sulmuesit për dy kryesueset, Raboshta: Vora e vërtetë vendos titullin e së Parës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 18:47

Mesazhi i sulmuesit për dy kryesueset, Raboshta: Vora e vërtetë vendos titullin e së Parës

Kur kanë mbetur dhe tri javë nga përfundimi i sezonit, Vora pritet të jetë vendimtare në përcaktimin e skuadrës kampione në Kategorinë e Parë. Të hënën Vora luan në transfertë me Elbasanin dhe javën e ardhshme presin Bylisin në shtëpi.

vora

Futbollisti që ka shkëlqyer gjatë gjithë këtij kampionati, shkodrani Jasmin Raboshta, ndër golashënuesit më të mirë të Vorës me 10 gola të shënuar, për “Panorama Sport” u shpreh: “Vora kishte synime madhore këtë sezon, por ngjitja direkt në Superiore nuk u bë e mundur. Kjo erdhi nga përvoja e vogël e klubit, si dhe konkurrenca e madhe mes klubeve pretendente. Kemi siguruar një vend në ‘play off’ dhe do të provojmë edhe shanset e fundit për objektivin.

Fatet e titullit kampion kalojnë nga Vora, e cila do të jetë përcaktuese se cila skuadër do ta mbyllë e para. Në dy javët në vijim ndeshemi me Elbasanin dhe Bylisin. Do të tregojmë forcën tonë reale dhe Vorën e vërtetë të këtij sezoni. Nuk do të tolerojmë asnjë prej skuadrave. Do të kërkojmë të marrim maksimumin nga të dyja ndeshjet. Këto dy përballje do të na shërbejnë edhe për të konsoliduar më mirë ekipin dhe për të treguar se kush ishte Vora e vërtetë e këtij sezoni”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"