Merr shiritin dhe gradohet “lideri” i ri i Laçit, mesfushori shkëlqen në ndeshjet miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 18:30

Merr shiritin dhe gradohet “lideri” i ri i Laçit, mesfushori shkëlqen në ndeshjet miqësore

Nga Laçi i sezonit të kaluar janë larguar shumë titullarë, mes tyre emra si Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj, Renato Ziko, Albi Alla dhe golashënuesi Saliu Guindo.

ujka-teuta-laci

Mirëpo, nga lojtarët e padiskutueshëm të formacionit ka mbetur mesfushori Serxho Ujka. 24-vjeçari luan prej dy sezonesh te bardhezinjtë dhe forma e tij ka ardhur në rritje. Në sezonin e fundit, ku luajti 31 ndeshje në kampionat, Ujka arriti edhe një rekord personal, duke shënuar 7 gola, si kurrë më parë, që prej aktivizimit për herë të parë në Superiore në vitin 2019.

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Vllaznisë, ai mori sërish një rol protagonisti, duke bërë dopietë. Trajneri Stavri Nica e ka spostuar mesfushorin drejt ofensivës, duke qenë më tepër si një sulmues i dytë dhe Ujka ka treguar një formë të shkëlqyer. Ai shënoi edhe në testin e javës së kaluar ndaj Malishevës në Ohër.

Tashmë përgjegjësia te lojtari është më e madhe, pasi klubi ka vendosur që ai të jetë kapiteni i ri i ekipit kurbinas në sezonin 2023-2024. Duke qenë se janë larguar shumë lojtarë, Ujka bashkë me portierin Dajsinani, është nga ata ka më tepër vite me fanellën bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"