Merr një kthesë të papritur karriera e 36-vjeçarit, legjenda madrilene mund të luajë në Premierligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 14:50

Merr një kthesë të papritur karriera e 36-vjeçarit, legjenda madrilene mund të luajë në Premierligë

Legjenda e portës madrilene, Iker Kasias, luan në Portugali te Porto prej dy sezonesh.

Soccer Football - Champions League Round of 16 Second Leg - Liverpool vs FC Porto - Anfield, Liverpool, Britain - March 6, 2018 Porto's Iker Casillas applauds fans after the match REUTERS/Andrew Yates

Kontrata e tij me portugezët mbaron në fund të këtij sezoni dhe ish-madrileni mund ta braktisë këtë ekip. Kasias nuk pranon të përfitojë më pak seç përfiton aktualisht, ndërsa Porto nuk është e gatshme t’ia afrojë portierit të njëjtën shumë.

Iker-Casillas-Liverpool-939444

Kjo gjë ka bërë që disa klube të vihen në lëvizje për portierin legjendar. Njëri prej këtyre klubeve është edhe gjiganti i Premierligës, Liverpuli. Trajneri Jurgen Klop po kërkon për një portier të aftë që të konkurrojë me Loris Karius për një vend në formacion, pasi me shumë gjasa Minjelot do të largohet në fund të sezonit.

Iker-Casillas-1289032

Vetë Kasias ka edhe disa oferta të tjera nga Amerika, por ai preferon të luajë ende në kontinentin evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"