Merr fund “telenovela”/ Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer, zbulohet kush do të jetë trajneri i ri i “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 23:47

Merr fund “telenovela”/ Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer, zbulohet kush do të jetë trajneri i ri i “Dardanëve”

“Telenovelës” së trajnerit të ri të Kosovës po i vjen fundit. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, tashmë gjithçka mund të quhet e kryer dhe Franko Foda do të jetë “timonieri” i ri i “Dardanëve”. 

11-1-600x360

Ai pritet të nisë punën që nga muaji i ardhshëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Austriaku është i papunë që nga shtatori i vitit 2022, pas një periudhe të shkurtër të kaluar tek Zurihu. 

57-vjeçari Foda, i cili drejtoi kombëtaren e Austrisë nga nëntori 2017 deri në mars 2022 duke u bërë trajneri i parë që drejtoi austriakët në një fazë të 16-të të Kampionatit Evropian, tani është gati për një detyrë të re.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"