“Merkaton e bëjnë ata të sportit, unë jam president nderi”, Gjici: Do ishim 10 pikë para nëse …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 9:36

“Merkaton e bëjnë ata të sportit, unë jam president nderi”, Gjici: Do ishim 10 pikë para nëse …

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, tashmë prej muajsh edhe në rolin e kryebashkiakut të qytetit verilindor, ka dalë dje në një konferencë për shtyp dhe ka folur për shumë çështje. Ai është ngacmuar nga gazetarët edhe për skuadrën, që mbylli vitin në vendin e parë. 

gjici-640x497

“Kukësi ka dhjetë vite që është në elitë. Klubi nuk është i kryetarit të bashkisë, por i kuksianëve. Vlerat e Kukësit dhe kuksianëve janë rritur shumë me këtë ekip futbolli. Natyrisht që ekipi i Kukësit është solid këtë vit, është një skuadër e mirë. Na ka rënduar shumë puna e fushës dhe uroj ta mbarojmë shpejt stadiumin dhe të kthehemi të luajmë këtu. Po të kishim luajtur në fushën tonë, atëherë do të ishim 10 pikë para të tjerëve tashmë.

Safet Gjici

Vështirësitë janë të mëdha, sepse bashkia nuk është e fuqishme ta ndihmojë sa duhet klubin”, theksoi Gjici, ndërsa i pyetur për faktin se Kukësi nuk ka bërë asnjë afrim në këtë merkato të janarit, ai u shpreh: “Merkaton e bëjnë ata të sportit, unë jam kryetar bashkie tani, më saktë president nderi  i Kukësit. Me sa eksperiencë kam në futboll, nuk shoh që ekipi ka nevojë për ndërhyrje. Duhet një menaxhim i mirë, kryesisht nga stafi teknik dhe lojtarët. Po u bë ndonjë ndërhyrje, mund të prishet klima”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"