Merkato në staf, Maliqi i bën ofertë zyrtarit të Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2019 | 14:42

Merkato në staf, Maliqi i bën ofertë zyrtarit të Devollit

Maliqi vijon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, teksa fundjavën e ardhshme do të presë në shtëpi Përmetin në sfidën e vlefshme për kampionat.

Maliqi

Pas afrimit të disa futbollistëve cilësorë në reparte të ndryshme, klubi juglindor është duke menduar edhe për një përforcim në stafin drejtues.

51795588_2302449983098453_8607832403622232064_n

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e Maliqit i kanë ofruar postin e drejtorit sportiv, Rigels Kasos, teksa pritet përgjigja e këtij të fundit. Kaso aktualisht është pjesë e klubit të Devollit, teksa po shqyrton mundësinë e largimit drejt “rivalëve” të Maliqit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"