Merkato e ethshme për Selmanin, e kërkon edhe ish-ekipi i Agollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 10:12

Merkato e ethshme për Selmanin, e kërkon edhe ish-ekipi i Agollit

Gentian Selmani është duke bërë paraqitje të mira në Turqi. Pavarësisht se Menemenspor nuk është në një pozicion komod dhe pëson shumë gola, portieri kuqezi është vazhdimisht vendimtar me pritjet dhe paraqitjet e tij.

Selmani

E teksa forma e tij në rritje, pas kampionatit shqiptar ka vijuar edhe në Turqi, për Selmanin interesimi i ka kaluar kufijtë e futbollit turk. Pasi ishin disa skuadra të elitës së futbollit turk që u interesuan për të, së fundmi raportohet se ish-skuadra e Ansi Agollit ka kthyer sytë nga Shqiptari.

Karabaku shtohet në listën e skuadrave të interesuara për shërbimet e portierit shqiptar. Në përfundim të këtij sezoni, pritet të shihet me interes se cili do të jetë destinacioni i ri i Gentian Selmanit, ish-portierit të Laçit në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"