Mërgjyshi beson te kthesa, një futbollist mban peng formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 10:38

Mërgjyshi beson te kthesa, një futbollist mban peng formacionin

Sërish në “Elbasan Arena”. Këtë herë bardhezinjtë janë pritës në duelin ndaj Kukësit. Gjatë javës kurbinasit janë ushtruar me kapacitet të plotë, por përpos Redon Xhixhës së pezulluar, me shumë gjasë do të mungojë edhe mesfushori kroat, Nikola Eller.

laci1

Mbrëmë skuadra dhe stafi që e shoqëron janë sistemuar në një hotel në dalje të Tiranës, ndërsa sot, në vijim të axhendës pritet të nisen drejt Elbasanit rreth orës 11:00. Sipas trajnerit Artan Mërgjyshi, skuadra ka oreks për të luajtur dhe kërkuar pikët maksimale. “Kemi zhvilluar një javë impenjative. Sigurisht që në grup ka optimizëm dhe Laçi do të synojë të dalë me rezultat pozitiv”, thotë fillimisht tekniku bardhezi për “Panorama Sport”.

laci

Më pas, kreu i stolit ndalet te kontingjenti dhe mënyra e të luajturit. “Sipas kalendarit luajmë në fushën tonë, paçka se streha mbetet Elbasani. Kemi një mungesë të rëndësishme të detyruar si ajo e Xhixhës. Por, mund të mungojë edhe Eller, i cili ka shfaqur probleme gjatë fundjavës dhe këto situata mbeten të zgjidhen me shpejtësi”, thekson Mërgjyshi. Ndërkohë, në vend të Xhixhës do të luajë nga fillimi maqedonasi Altiparmakovski, ndërsa në mesfushë do ketë lëvizje. Najdenov si lojtar polivalent do të caktohet të bëjë organizimin e lojës. Një fanellë titullari mund ta marrë edhe i riu Smaçi. Në rast fitoreje, pritet që klubi t’u japë premio lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"