Menaxheri i Kaçes mohon bisedimet: Javën tjetër vendosim të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 14:28

Menaxheri i Kaçes mohon bisedimet: Javën tjetër vendosim të ardhmen

Menaxheri i Ergys Kaçes, Nik Kagiulis, ka folur mbi të ardhmen e klientit të tij, duke theksuar se ende nuk është vendosur asgjë për të. Ai ka shtuar se në fillimin e javës tjetër do të ketë një takim me drejtuesit e PAOK-ut për të diskutuar mbi këtë çështje.

kaçe-470x285

“Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse destinacioni do të jetë i dëshiruar. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira”, deklaroi Kagiulis.

Kace

Menaxheri ka folur edhe për çështjen shumë të diskutuar kohët e fundit, kalimin e lojtarit te ekipi i Panathinaikosit.

Bisedimet me Panathinaikosin? Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin korçar te Panathinaikosi, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"