Memushi pas fitores ndaj Korabit: Jam i kënaqur nga Flamurtari, nuk duhet të ulim ritmin deri në fund të garës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 15:39

Memushi pas fitores ndaj Korabit: Jam i kënaqur nga Flamurtari, nuk duhet të ulim ritmin deri në fund të garës

Flamurtari ka mposhtur me rezultatin 2-0 Korabin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë e Parë. Pas këtij triumfi ka folur edhe trajneri i vlonjatëve, Eqerem Memushi.

bandicam 2024-02-18 15-32-02-957

“Skuadra ka reguar dhe ka luajtur ashtu si ne donim, jam i kënaqur nga skuadra. Pas golave patëm prapë raste për të shënuar, por kemi gabuar nga metrat e fundit, gjithashtu kemi goditur një shtyllë. Lëvizja e Indios ishte fitorja, pasi ai kërkon ta marrë lojën në krahun e djathtë dhe prandaj e zhvendosëm. Ishte ndeshje e mirë, falenderoj djemtë për lojën, urime edhe Korabit për atë ndeshje korrekte. Famurtari e ka të ndaluar të gabojë ne do vazhdojmë rrugën tonë. Tashmë dihen objektivat, ne duam Superioren, mos ulim ritmin deri në fund të garës”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"