Memushaj ikën nga Peskara? Klubi gati rinovimin deri në 2020-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 11:35

Memushaj ikën nga Peskara? Klubi gati rinovimin deri në 2020-ën

Klubi i Peskarës është një hap pranë rinovimit të kontratës me kapitenin shqiptar. Mediat italine shkruajnë se kanë filluar provat për rinovimin mes Peskarës dhe Ledian Memushajt.

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj

Portali “ilcentro” shkruan se kapiteni mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2020, me një klauzolë në marrëveshje që mund të largojnë zërat për ikjen e tij.

Pak ditë më parë për Peskarën firmosi edhe sulmuesi kuqezi, Rei Manaj. Ky i fundit u huazua nga zikaltrit e Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"