Memelli shkund skuadrën, zbulohen porositë e trajnerit të Skënderbeut para sfidës me “demat” e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 11:05


Memelli shkund skuadrën, zbulohen porositë e trajnerit të Skënderbeut para sfidës me “demat” e Partizanit

Skënderbeu po përgatit me kujdes ndeshjen e radhës në kampionat përballë Partizanit. Korçarët kanë që prej ditës së hënë që janë të fokusuar totalisht në stërvitjet e radhës për të qenë sa më të përgatitur për ndeshjen ndaj të kuqve. Fakti që korçarët e nisën me humbje ndeshjen e parë duket se nuk i ka demoralizuar aspak pasi gjithçka në seancat stërvitore ka shkuar më së miri.

Memelli

E tillë ishte edhe ajo e një dite më parë kur trajneri bardhekuq veç punës me topin ka punuar edhe me anën psikologjike të takimit. Para seancës stërvitore numri një i pankinës korçare ka mbledhur të tijtë në dhomat e zhveshjes duke përsëritur edhe një herë direktivat e objektivat e Skënderbeut. Për Memellin, humbja e parë ishte rastësore nisur nga loja e zhvilluar dhe kjo jep besim. Më tej, është shprehur optimist se në ndeshjen e së shtunës gjithçka do të ecë ndryshe.

“Jemi vetëm në xhiron e parë të sezonit dhe normalisht që nuk është koha të vuajmë psikologjikisht pas një humbjeje që për më tepër unë nuk do ta shikoja aspak kështu. Nisur nga ajo që kemi treguar derisa ishim me forca të barabarta në lojë gjithçka shkoi më së miri dhe ishim në një nivel me kundërshtarin.

Më pas balancat u prishën dhe ndryshoi gjithçka. Atë e kemi harruar tashmë, e kemi lënë pas dhe po mendojmë për ndeshjen e radhës. Ndaj Partizanit duhet të jemi të qetë e të qartë në fushë. E dimë vështirësinë e ndeshjes, pasi të tilla do të jenë të gjitha takimet.

MEMELLI MEKSI

Ne duhet të f okusohemi në ndeshjen e radhës pasi për ne ajo do të jetë objektivi deri në fund të sezonit. Unë kam besim te ky ekip dhe jam i bindur se të shtunën në fushë do të shoh 11 luftëtarë që nuk do të dorëzohen në asnjë moment, por do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje. Duhet të jemi burra dhe të tregojmë se vlejmë”, mendohet të kenë qenë veç të tjerash fjalët e Memellit drejtuar ekipit.

ANALIZA – Më pas gjithçka ka kaluar te përgatitjet në fushë, analiza me video dhe udhëzimet për ndeshjen e radhës, por edhe përmirësimet nga ndeshja e fundit. Memelli fillimisht ka dhënë këshillat për mënyrën se si ekipi duhet të sillet në fushë dhe të administrojë anën psikologjike dhe emocionale në momente të caktuara pasi këto mund të prishin një ndeshje të tërë siç ndodhi herën e fundit.

Migen Memelli

Memelli ua bëri të qartë lojtarëve balancën në dy faza dhe interpretimin e lojës për të mos u dhënë mundësi kundërshtarëve të diktojnë dhe t’i vënë në vështirësi. Më tej është analizuar edhe ndeshja e Partizanit nga ku Memelli ka mundur të nxjerrë pikat e forta të kundërshtarit dhe ato pak probleme që mund të bënin që Skënderbeu të përfitonte.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/