Melo dhe Boldor të gatshëm që sot ndaj Besëlidhjes, ja sa pagoi Partizani për të shlyer dënimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 9:01

Melo dhe Boldor të gatshëm që sot ndaj Besëlidhjes, ja sa pagoi Partizani për të shlyer dënimin

Partizani pritet të jetë i plotë duke filluar nga ndeshja e sotme e Kupës me Besëlidhjen, pasi trajneri Adolfo Sormani do të ketë të gatshëm edhe katër lojtarët që munguan ndaj Kukësit. Telushi dhe Broja kthehen nga pezullimi i kartonëve që morën ndaj Skënderbeut, ndërsa për Melon dhe Boldor do të shlyhet gjoba në FSHF për dënimin e mbetur. 

dejan boldor

Braziliani dhe rumuni u ndëshkuan nga Disiplina me 5 ndeshje pezullim për shkak të kartonëve të kuq që morën më 18 dhjetor në ndeshjen ndaj Teutës. Uilliam Melo dhe Dejan Boldor i kanë shlyer tri nga pesë ndeshjet, kështu që u lind e drejta të rikthehen në fushë pas shlyerjes së gjysmës së dënimit përkundrejt pagesës së gjobës.

 “Panorama Sport” ka mësuar se do të paguhet për të dy lojtarët, në mënyrë që ata të jetë të gatshëm që sot për trajnerin Sormani, ku ekipi luan në Lezhë ndeshjen e parë të turit të dytë. Sipas përllogaritjeve, të kuqtë do të paguajnë 4 milionë lekë për të dy lojtarët, në mënyrë që ata të luajnë që sot ndaj Besëlidhjes. Pagesa për të rikthyer dy lojtarët tregon rëndësinë që i ka kushtuar Partizani përballjes me skuadrën lezhjane, pasi në situatën aktuale fitimi i Kupës shikohet si minimumi për të shpëtuar sezonin.

melo karabak

Nëse në kampionat janë 7 pikë larg kreut, në Kupë janë në lojë për të fituar, por kërkohet angazhim maksimal, pasi para tri vitesh kanë një histori të hidhur me Besëlidhjen, i cila i ka eliminuar nga Kupa në pikërisht në të njëjtin raund ku përballen edhe aktualisht. Gjersa klubi do të paguajë për Melon dhe Boldor, i bie që ata të jenë në fushë ndaj lezhjanëve, në mënyrë që të kapin ritmin, pasi kanë mbi një muaj që janë jashtë formacionit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"