Meksikani i Formula 1, Perez: Në Katar, momenti më i keq i karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 20:40

Meksikani i Formula 1, Perez: Në Katar, momenti më i keq i karrierës

Serxho Perez ishte nota e vetme zhgënjyese e një sezoni perfekt te Red Bulli, siç ishte viti 2023. Piloti meksikan nuk mundi thuajse asnjëherë të ngjitej në nivelin e shokut të skuadrës, Maks Vershtapenit, duke regjistruar vetëm 2 gara të fituara.

perez

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Autorsport”, Perez ka folur për kampionatin: “Çmimi i Madh i Katarit ishte vërtet fundjava më e keqe që mbaj mend, ndoshta fundjava ime më e keqe ndonjëherë në këtë sport.

Thosha me vete se nuk është e mundur, nuk mund të jem aq i keq, duhet të ketë diçka që nuk shkon. Ishte një moment negativ, por në një farë mënyre ishte edhe mirë, sepse e forcoi shumë skuadrën”, u shpreh Perez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"