Meguajër nën akuzë, Karrager: Me Gjermaninë dukej si një lepur i trembur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 20:28

Meguajër nën akuzë, Karrager: Me Gjermaninë dukej si një lepur i trembur

Herri Meguajër është sërish nën akuzë në Angli. Shtypi e ka kritikuar qendërmbrojtësin e Mançester Junajtidit për paraqitjet e tij të radhës me fanellën e përfaqësueses angleze duke ia cilësuar gabimet e fundit si komike. Meguajër ishte fajtor në dy golat e parë të Gjermanisë në “Wembley”, ndërsa ai kërkoi ndjesë në “Instagram” për gafat e tij:

TELEMMGLPICT000310711633_trans_NvBQzQNjv4BqY9JrUJw80T8y_O5AjAxetGHmMFDlviNcPXhu9J4JITw

“Gabimet janë pjesë e lojës, kërkoj ndjesë.  Le të marrim gjërat pozitive dhe të shohim drejt Katarit. Kohët e vështira do të na bëjnë më të fortë”. Trajneri Garet Sauthgejt e mori edhe njëherë në mbrojtje, ndërsa ai mbetet në planet e tij edhe për Botërorin e Katarit, pavarësisht se te Mançester Junajtidi e ka humbur vendin e titullarit në këtë fillimsezoni.

KRITIKAT – Xhemi Karrager, ishmbrojtësi i Liverpulit dhe opinionisti i “Sky Sports”, tha se është tepër vonë që 29-vjeçari të shpëtojë karrierën e tij në “Old Trafford”:

karrager

“Kritikat për paraqitjen e tij kundër Gjermanisë janë të vlefshme e të justifikuara dhe Sauthgejt duhet të vlerësojë nëse Meguajër është gati psikologjikisht për Botërorin dhe a do jetë në gjendje që t’i hedhë të gjitha problemet pas krahëve. Pyetja ime për të është: ‘A ke ende të njëjtin karikim si më parë?’

859e0e41-6fa6-4bc6-ab07-3cd53c65ed8d

Shumë shpesh duket sikur e gjithë pesha e botës është në shpatullat e tij, sikur të ishte një lepur i trembur më shumë sesa një qendërmbrojtës autoritar që ka qenë”, shkruan Karrager në opinionin e tij për “Telegraph”.

“Mendoj se është tepër vonë për të në klub. Vitin e shkuar unë shkrova se ai po luftonte për karrierën e tij te Mançester Junajtidi. Ai duhet të bëjë këtë sezon të fundit në ‘Old Trafford’ dhe të nisë një karrierë të re. Por tani është një problem i Anglisë. Kur e pashë në dy ndeshjet e fundit më erdhi keq për të. Simpatia nuk do ta ndihmonte që të rikthehej ku ishte dy vite më parë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"