Meguajër: Jam brenda një flluske, kur të plasë do kuptoj realitetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 9:54

Meguajër: Jam brenda një flluske, kur të plasë do kuptoj realitetin

Herri Meguajër nuk mund ta kishte imagjinuar më të bukur golin e tij të parë me fanellën e përfaqësueses. “Mendojmë se e dominuam topin dhe kontrolluam lojën. Ishim pak të ngadaltë në fund të ndeshjes.

meguajer2

Jemi stërvitur shumë nga goditjet standarde. Edhe pasimi i Lingardit për te Dele Ali (te goli i dytë) ishte një skemë e përgatitur në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale. A po kthehet futbolli në shtëpi? Shpresojmë! Kemi kryqëzuar gishtat”, deklaroi mbrojtësi i Lestërit, zbulim i padiskutueshëm këtë Botëror: “Për momentin jam në një flluskë, më vonë do ta kuptoj çfarë po bëj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"