Medaljet dhe klasifikimi në Kampionatin Botëror, ja sa milionë përfitojnë Calja dhe Qerimaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 22:56

Medaljet dhe klasifikimi në Kampionatin Botëror, ja sa milionë përfitojnë Calja dhe Qerimaj

Briken Calja do të kthehet në Shqipëri me tre medalje nga Kampionati Botëror i Peshëngritjes që u zhvillua në Uzbekistan, një të artë e dy të argjendta. Ndërsa Erkand Qerimaj me 3 vende të katërta të siguruara po në garën e peshës deri në 73 kilogramë. Sipas asaj që parashikon Ligji Për Sportin, të dy këto lojtarë do të përfitojnë një shpërblim financiar.

bandicam 2021-12-10 17-15-11-950

Vendi i parë në një Kampionat Botëror individual shpërblehet me 10 milionë lekë sipas legjislacionit shqiptar. Sportistët që renditen në vend të dytë marrin 6 milionë lekë. Vendi i tretë paguhet me 4 milionë, i katërti me 2 milionë, i pesti me 1 milionë dhe i gjashti me 800 mijë lekë të rinj.

Kujtojmë që shpërblimet për peshëngritjen kanë hapur vazhdimisht debate të forta, pasi shteti i ka injoruar pretendimet e sportistëve duke njohur vetëm dygarëshin. Kështu, sipas legjislacionit, Caljes do t’i njihet vetëm medalja e vendit të dytë në dygarësh dhe do të përiftojë shpërblimin përkatës, ashtu si edhe Qerimajt vetëm vendi i katërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"